Gazetarët Armand Shkullaku e Baton Haxhiu e quajtën një test për Bashkinë e Tiranës emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të ri të qeverisë Rama.
Haxhiu tha se Tirana është shumë e rëndësishme për PS-në dhe kryeministrin Rama dhe Gonxhe mund të jetë emri që përvijohet për drejtimin e kësaj bashkie në vitin 2027.
“Rama e do shumë bashkinë e Tiranës sepse ajo është vula. Mendoj se ku është projekti i Ramës për Tiranën. Ky binomi cili ka funksionuar që nga viti 1990 e ka pasur një përplasje publike me opinionin publik dhe akuzat që kanë qenë në llogaritë e Gonxhes dhe Rama ka luajtur me harresën por asnjëherë një post politik publik. Gonxhe të rralla i ka pasur paraqitjet publike. Nuk e di a projektohet si kryetar i bashkisë, por Rama më shumë se kryeministrin e do shumë Bashkinë e Tiranës. Mendoj që besueshmëria nuk i takon dikujt që në një moment të caktuar dhe natyrshëm që një Tiranë e cila i duhet pas vitit 2027 është e lidhur shumë me Blendi Gonxhen. Nuk shoh tjetër. Mund të jetë gjithçka por mendoj që ky është projekti i Ramës. Mazniku nuk është profili i kryetarit të bashkisë së Tiranës.” – tha Haxhiu.