Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga dritarja: Beteja që nisët po zgjon luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha përsëriti ritualin e përnatshëm të daljes në dritare e përshëndetjes së mbëështetësve që e prisnin poshtë.

Ish-kryeministri në arrest shtëpie iu drejtua atyre duke i motivuar e duke u thënë se ata po ngrenë zëri kundër diktaturës e pushtimit shkatërrimtar. Berisha u tha mbështetësve se beteja që kanë nisur po zgjon çdo ditëemë shumë luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve.

“Çdo natë ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin tuaj të fuqishëm kundër kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrimtar që është vendosur në Shqipëri, por ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët. Jeni sot simboli që rrezaton në katër anët e fundit shpresë, jeni drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar. Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve. Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij. Lincoln ka thënë njëherë “një njeri mund të jetë shumica”, ndaj ju garantoj se ju so këtu jeni shumica. Ju jeni shumica sepse guximi juaj jep guxim mbarë qytetarëve, sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve, ju jeni shumica, sepse shumica nuk do kurrë këtë pushtim. Ju jeni shumica sepse, duhet në shesh t’u dilet për zot të drejtëve të shqiptarëve, për të treguar se Shqipëria nuk do të jetë kurrë pa opozitë.” – tha Berisha mbrëmjen e sotme.

Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 pasi po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-terreneve të klubit Partizani në Tiranë.

Në arrest shtëpie është gjithashtu edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Berisha u la në arrest shtëpie pasi nuk u paraqit në asnjë nga seancat kur u thirr nga gjykata.

Deri të arresti i tij ka pasur një betejë ligjore mes SPAK-ut e Gjykatës së Posaçme dhe avokatëve të Berishës, të cilët i kanë akuzuar institucionet e drejtësisë për shkelje ligji, Kushtetute e fshehje të provave.