Gazetari Andi Bushati tha mbrëmjen e sotme se pas Berishës do ketë të tjera “viktima”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, ai tha se kur mekanizmi dictatorial vihet në punë, nuk ngopet dot me viktima.
“Në vende autokratike, kështu ndodh me opozitën, janë të atomizuar dhe nuk bëhen dot bashkë.
Problemi është, që e keqja nuk do të mbarojë këtu. Kur mekanizmi diktatorial vihet në punë, makineria nuk ngopet dot më me viktima. I shoh edhe këto bashkë, atë që i bënë Belerit, gazetarit Qyno. Kur vihet një makineri që nxjerr jashtë loje të drejtën dhe ligjin, kjo makineri nuk di më të ndalet dhe vetëm pjell viktima të reja. Në këtë kuptim, le të rrinte dhe Saliu në burg, po të ishte i fundit. Por nuk është i fundit, sepse makineria është vënë në punë dhe ajo ndalet vetëm kur të ndalet ajo që e ka prodhuar.” – tha Bushati.