Vendosni fjalën kyçe....

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e lënë nga Ahmetaj: Do vijoj detyrën që kam


Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetit të krijuar pas përfundimit të parakohshëm nga ana e Arben Ahmetajt i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Bici në letrën drejtuar KQZ-së thotë se nuk do marrë mandatin për shkak të detyrës që mban si drejtuese e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në radhë për të marrë mandatit sipas listës shumë-emërore të Tiranës është Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministritë e Arsimit dhe atë të Brendshme.