Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatit, FNSH-ja e RENEA zbarkojnë në Vlorë


Forca të shumta policie, mes të cilëve FNSH-ja e RENEA kanë ushtruar kontrolle të shumta në Vlorë.

Ato janë vendosur në pikat kryesore të qytetit bregdetar e po ushtrojnë kontrolle të mjeteve, veçanërisht atyre me xhama të zinj.

Operacioni vjen pak ditë pas ekzekutimit më pushkë me dylbi të 22-vjeçarit Gëzim Sinomati, djalit të Sokol Sinomatit, një personazh i njohur i botës së krimit në vitet ’97 në Vlorë.