Qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është ndarë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila thotë se është nënshkruar edhe marrëveshja me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan thotë se është nënshkruar edhe marrëveshja.
Tashmë, shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Emirateve, duke përfshirë Abu Dhabin dhe Dubain.
“Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruan Osmani.
Nga data 1 janar shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen. Edhe Spanja, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, ka njoftuar se vendimi për udhëtim pa viza aplikohet dhe për Madridin.