Vendosni fjalën kyçe....

I martuar me një të mitur, arrestohet 34-vjeçari në Divjakë, prindërit: Vajza nuk i tregoi djalit sa vjeç ishte


Fenohemi i martesave në moshë të mitura vijon të jetë e pranishme në Shqipëri, sidomos në zonat periferike, larg Tiranës. Ngjarja e ndodhur në Divjakë

Sot policia e Divjakës arrestoi Eranit Arapin pasu akuzohet ‘marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare’

34 vjeçari jetonte me 14 vjeçare prej marsit të vitit të shkuar, madje kishin bërë edhe dasmë. Prinderit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje të vazhdojë dhe kanë shkuar për ta marrë por vajza nuk ka dashur.

Sipas prindërve të Arianitit nusja ka jetuar prej 15 marsit dhe dje e kanë marrë policia bashkë me djalin.

Bukurie dhe Agim Arapi tregojnë historinë e ndaluar të dashurisë për dy të rinjtë me diferencë prej 20 vjetësh, por që sipas tyre jetonin të lumtur, madje dasma është bërë në 29 gusht.

Nga ana tjetër, prindërit e 34-vjeçarit thonë se ata nuk e dinin moshën e nuses minorene dhe se e reja ka këmbëngulur të vazhdonte lidhjen për shkak të dashurisë.

 

Dëshmia e prindërve të djalit

“Kur kam qenë në Greqi, kam një gocë që është e sëmurë në Greqi, kam lënë djalin këtu. Kur ishim në Greqi, morëm vesh që djali kishte rrëmbyer një vajzë. Ajo i thoshte djalit hajde më merr. Nuk i tregon çunit të vërtetën se sa vjet është. Kur vijmë këtu, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot”, u shpreh nëna e djalit.

E pyetur se ku është njohur djali i saj me vajzën, nëna tha se kur shkonte tek fshati që kishte gocën tjetër të martuar, e kishte parë.

“Ai kalonte dhe ajo i kishte sytë tek çuni dhe u njohën në rrjetet sociale. Kur u kthyem nga Greqia dhe shkuam tek shtëpia e tyre, pamë që ishin të gjithë xhaxhallarët edhe këta. I thashë biri i nënës mos bëjnë ndonjë sherr? Mami duro më tha çuni. Kur vajtëm aty thanë e di çfarë do i bënim? Ne çunin tuaj do e vrisnin, do e thernim. Goca tha unë dua, djali po ashtu dhe ikëm. Pas dy tre ditësh i thanë gocës hajde tek shtëpia, djalit tim i thanë ti mos hajde. Gocës i thoshin shpesh mos rri aty, hajde rri këtu. Para 10 muajsh ne i bëmë dasmën, ata nuk donin. Me frikë e bëmë dasmën se thamë mos na vijnë me kallash. Vjen policia e Divjakës, i kishin thënë që ne nusen e mbajmë mbyllur. Erdhën dje prindërit e nuses e i thanë që do e marrin, nusja nuk pranoi”, u shpreh ajo.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com