Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria merr vendimin: 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festë zyrtare


22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë zyrtare e Shqipërisë. Kështu bëri me dije ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili tha se propozimi do t’i bëhet Kuvendit të Shqipërisë.

“Ndryshim në ligjin për festat kombëtare. Këshilli i Ministrave po i propozim Kuvendit të Shqipërisë ditën e Alfabetit si festë kombëtare. Ajo që vërtet na ka bashkuar është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën këtë gjuhë të shenjtë më alfabetin latin.

Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së. Është përgatitur nga Ministria e Arsimit një kalendarë eventesh”, tha Hasani.