Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Sipas informacioneve shkak është bërë arsyeja se disa prej të pandehurve nuk kanë marrë njoftim, ndërsa vetë Dako ishte prezent në seancë.
Sakaq, seanca e radhës është caktuar më 26 janar 2024.
Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare dhe për lejen e ndërtimit të një pallati.