Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Jorida Tabaku tha se jeta parlamentare në vend ndodhet në këtë situatë për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës.
“U diskutua për rolin që kanë komisionet hetimore me elementë që lidhen me punën e opozitës. Parlamenti nuk ka normalitet dhe nuk pres që të zgjidhet sot. Kisha shpresuar që procesin integrimit mazhoreanca ta përdoret për tu rikthyer drejt normalitetit.
Nëse ndodhemi në situatën ku ndodhemi ndodhemi prej mungesës së vullnetit politik të qeverisë. Afatet kohore që po vendosën ishte viti 2024. Nuk votova kundër por isha aty për të thënë se këto nuk janë thjesht çështje të opozitë sport i integrimit. I kërkova kryetares së Kuvendit se duhet të dalim përtej asaj aurolës së pushtetit”, tha Tabaku.