Report Tv shfaqi mbrëmjen e sotme një video ku dëgjohet Xhemal Loka duke kërcënuar bashkëshorten Bedrien. Koha e bërjes së videos nuk dihet ndërsa në të dëgjohen bashkëshorti i cili kërcënon 41-vjeçarin ndërsa më pas shfaqet fëmija i mitur i çiftit i cili i tregon së motrës se i ati e kishte goditur të ëmën.
Kërcënimet e Xhemal Lokës që dëgjohen në video
Bedrie Loka: Pse nxehesh, mos u nxeh! (pasi ai dëgjohet duke bërtitur)
Xhemal Loka: Nuk nxehem! Je duke më bërë që të të bëj namin! Mos më shkë*** nervat.
Bedrie Loka: Për çfarë po t’i shk**** nervat.
Xhemal Loka: Mos më thuaj mua… Se të q* robt ty dhe kush të ka bërë ty.
Akuza për dhunë ndaj Bedrie Lokës kanë ardhur edhe nga vëllai i viktimës, i cili pak ditë më parë tha se motra e tij ishte dhunuar prej kohësh nga bashkëshorti dhe se nuk ka pasur një ditë të lumtur në shtëpinë e saj. Ai akuzoi Xhemal Lokën për vetëvrasjen e së motrës.
Xhemal Loka ndodhet aktualisht në burg. Ai akuzohet se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes, akuza të cilat i ka mohuar.
Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai dha të tjera hollësi lidhur me denoncimin e së ndjerës Bedrie Loka, se i kishin hapur profil denigrues në TikTok.
41-vjeçarja nënë e katër fëmjëve të mitur u vetëvra pak ditë më parë pasi piu fostoksinë. Mullai tha se policia kishte regjistruar procedim penal për pas denoncimit të së ndjerës por nuk kishte pasur indicie të tjera lidhur me shqetësimet e Lokës.
Sipas Mullait, policia ka bërë të mundur administrimin e provave të cilat akuzojnë të shoqëin për shkaktim të vetëvrasjes. Mullai gjithashtu se profili në fjalë nuk është mbyllur deri në kohën e ngjarjes, pasi rrjeti social në fjalë nuk u kthen përgjigje autoriteteve ligjzbatuese.
“Policia ka regjistruar procedimin penal pas kallëzimit të parë të bërë në komisariatin policisë Durrës. Por nuk ka pasur ndonjë indicie tjetër më tej se kjo shtetase kishte shqetësime të tjera nga rrjeti social. Policia ka kryer të gjithë veprimet proceduriale, u bë i mundur sekuestrimi i shumë provave që akuzojnë bashkëshortin e saj për shkaktim të vetëvrasjes. Policia ka kryer hetime për këtë, adresa nuk shtë mbyllur deri në momentet që ka ndodhur ngjarja. Platforma Tik-Tok nuk kthen përgjigjie kur dërgohet një kërkesë e tillë. Të gjitha platformat e tjera kanë korrespondencë të rregullt me policinë sa u takon shkresave që u drejtohen këtyre platformave.” – tha Mullai.