Vendosni fjalën kyçe....

“Dërgimi i një sërë ligjesh në Kushtetuese dhe bashkimi i opozitës” – Rithemelimi mbledh grupin parlamentar


Partia Demokratike e Rithemelimit ka mbledhur grupin parlamentar.

Në diskutimet Gazment Bardhi tha gjatë mbledhjes s se opozita duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një sërë ligjesh.

Bardhi foli gjatë mbledhjes edhe për frontin opozitar ku tregoi se bashkë me Flamur Nokën kanë takuar kryetarët e partive që janë deputetë në parlament.  

Kreu i grupit parlamentar tha se po punohet për një agjendë të përbashkët opozitare.

Aksioni ynë në Kuvend do të vazhdojë edhe ditën e hënë, edhe në çdo seancë, derisa të përmbushen kushtet tona. Pra dita e hënë, 15 janar kemi protestë. Mbi formën dhe nëse është momenti për përshkallëzim mund të diskutojmë. Ne kemi shprehur gatishmërinë për zgjidhje, por ka qenë Edi Rama që kërkon eliminimin e opozitës. Këtë e kemi të papranueshme dhe ne duhet të përballemi me këtë realitet. Nga ana tjetër, kemi dy çështje që duhet ti dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese.

E para ligji special për grabitjen e Portit të Durrësit dhe faljen e pronës publike. E dyta, ligji për tatim fitimin për profesionistet e lira dhe shtresën e mesme, që parashikohet të paguajnë dyfishin krahasuar me oligarkët. Këtë pabarazi duhet ta godasim në Gjykatë dhe të mbrojmë interesin e 260 mijë qytetarëve. Gjithashtu, dua t’ju informoj mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës. Me aleatët po punojmë për një konfederatë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë. Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpëtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do funksionojë kjo gjë. Po punojmë për një agjendë të përbashkët opozitare me të gjithë aleatët dhe do ua bëjmë të ditur”-raportohet të ketë thënë Bardhi.