Pas dhunimit të tre të rinjve shqiptarë, policia e HerzegNovit ka ngritur kallëzim penal kundër 6 personave, ngjarje kjo e cila ndodhi pak dite më parë.
Kallëzimi është bërë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa persona janë identifikuar si, Branko Vuksanoviç, Sergei Devic, Kosto Dunderovi, F.V., V.T. dhe S.M. Policia malazeze por edhe Prokuroria, këmbëngulin se konflikti ka nisur pas një incidenti në trafik mes shqiptarëve dhe 6 personave nga HercegNovi.
Shqiptarët udhëtonin me 6 janar me një automjet me targa gjermane ndërsa 6 personat nga HercegNovi kanë qenë në këmbë në lagjen e Zelenikas.
Pas identifikimit të të dyshuarve, policia malazeze me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar gjashtë banesat të cilat përdoren nga të dyshuarit.
“Në banesën e njërit prej të dyshuarve, policia malazeze ka gjetur dhe sekuestruar:
— një pistoletë të markës “Zastava M57” cal 7.62mm në posedim pa leje
—tre kreher pistolete
— 44 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm
—si dhe një jelek kamuflazhi, që dyshohet se u përdor edhe ditën e ngjarjes ku u ushtrua dhunë ndaj 3 shqiptarëve.
Shtetasit shqiptarë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit”, njofton policia malazese.