Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për Amnistinë Penale, Manja thirrje opozitës: Ejani në Kuvend bashkoni votat


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte sot në Korçës për inaugurimin e zyrës për shërbimin juridik falas, ku tha se në të gjithë Shqipërinë janë 20 zyra të tilla.

I pyetur për kaosin në gjykatat e Shqipërisë pas hartës së re gjyqësore, Manja tha se ky plan kishte për qëllim të rriste eficensën e shërbimeve gjyqësore. Ai tha se kjo hartë u konfirmua edhe nga gjykata Kushtetuese.

Sipas tij ngarkesa e dosjeve është një sfidë e sistemit të drejtësisë e cila ka nisur edhe para hartës së re gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë tha se nga data 1 shkurt i vitit të shkuar në gjykatën e apelit në tiranë, pas hartës gjyqësore, koha e dhënies së drejtësisë është shkurtuar me një vit.

Ministri iu përgjigj interesit të medias edhe për ligjin e amnistisë, për te cilin tha se ministria e Drejtësisë beri një draft për këtë ligj, e cila konsiderohet si amnisti e gjerë dhe ligj human ku përfitojnë rreth 700 të dënuar.

Kjo amnisti ka kaluar edhe në qeveri dhe pritet që të hënën të kaloj në Kuvend, por duhen 84 vota përfshirë deputetet e opozitës, të cilët i ftoi të bashkojnë votat për të kaluar këtë ligj.

Manja tha: “Le të vijnë për një moment, të bashkojnë votat dhe të vazhdojnë pastaj axhendat politike”.

Ai foli dhe për situatën në burgje lidhur me ndodhitë e fundit në burgun e Pqinit, ku shtoi se drejtësia duhet ta hetojë këtë ngjarje deri në fund njëkohësisht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar, ku sipas Manjes, faji i vetëm i tyre ishte se ishin në turn në momentin e ngjarjes.

Ulsi Manja nuk komentoi ndryshimet qeveri duke thënë se nuk është personi që përgjigjet për këtë situatë, pasi sipas tij është kapiteni i skuadrës ai që vendos.