Vendosni fjalën kyçe....

Menaxhimi i zonave arkeologjike të Durrësit me fondacion institucionesh, por s’përjashtohet privati


Qeveria ka miratuar planin e menaxhimit të zonave arkeologjikë A dhe B të qytetit të Durrësit 2023-2030, duke synuar rritjen e të ardhurave që gjenerohen nga këto site, si dhe një ruajtje dhe investime më të fokusuara.

Në plan ku parashtroheshin tre modele menaxhimi, duket se është përzgjedhur krijimi i një fondacioni me institucione të specializuara, por që nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së donatorëve apo sektorit privat.

“Duke pasur parasysh urgjencën për të menaxhuar në mënyrë aktive trashëgiminë kulturore të Durrësit në procesin e projekteve të shumta në vazhdim të ruajtjes pas tërmeteve, projekti TID, projektin e shpronësimit dhe heqjen e të gjithë ndërtimeve pa leje duke iu përgjigjur sfidave në rritje.

Një fondacion i krijuar nga institucione të specializuara është modeli i qeverisjes që rekomandohet në këtë fazë. Është e rëndësishme të theksohet se ky model nuk përjashton pjesëmarrjen e një donatori apo përfshirjen e sektorit privat.

Ministria e Kulturës do të mbetet përgjegjëse për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Fondacioni i i ri do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e përditshme, organizimi i eventeve, ekspozita, promovime” thuhet në dokument.

Dy opsiont e tjera që parashtronte plani ishin ai i një fonacioni të posaçëm që parasheh krijimin e një personi juridik jofitimprurës në formën e një fondacioni të bashkëthemeluar nga institucionet shtetërore të përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe një partner strategjik ose persona fizike dhe juridikë të cilëve u transferohej menaxhimi.

Sipas dokumentit misioni i fondacionit do të jetë nxjerrja në pah dhe promovimi i trashëgimisë në aspektin kulturor dhe edukativ, organizmi i shërbimeve të vizitorëve dhe zhvillimi i turizmit dhe produkteve të tij si dhe krijimi i të ardhurave të mjaftueshme për të shlyer kostot e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Ndërkohë Ministria është ende përgjegjëse për ruajtjen, mbikëqyrjen  dhe institucioni i specializuar duhet të këtyre objektiva zhvillimi të ndërtuara në misionin, organizimin dhe burimet njerëzore.

Së treti parashikohet që një fonacion të ketë staf të përshtatshëm me eksperiencë menaxheriale dhe organizative, menaxhim biznesi, komunikim, edukim, promovim dhe kapacitet inovativ.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor