Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshë të re këshilltari i KOKSH, Rama: Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot


Është ndarë nga jeta në moshën të re Dritan Mezini, 53 vjeç, këshilltar në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar Dritan Mezini, ndërroi jetë nga një atak kardiak.

Lajmi është bërë i ditur pas një reagimi në rrjetet sociale nga miqtë e tij, ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.

‘Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’– njofton KOKSH.

Edhe kryeministri Rama ka reaguar për këtë humbje, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale shkruan se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.

Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe🙏”, shkruan Rama.