Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Grupi është i bashkuar, diskutuam format e aksionit drejt aktit final të mosbindjes civile


Flamur Noka ka folur për gazetarët, pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, që u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha se në mbledhje u diskutuan modalitetet për bashkimin e opozitës, dhe vazhdimësinë drejt “aktit final të aksionit, mosbindjes civile”.

“Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve, në parlamentin e rrugës së shpresës”, tha ai.