Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, nuk raportohen të lënduar


Një banesë është përfshirën nga flakët në fshatin Leshnicë, të bashkisë së Pogradecit.

Sipas informacioneve nga policia dhe forcat zjarrfikëse në kohën kur ka rënë zjarri në banesë ishin 5 pjesëtarë të një familje të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Zjarri ka rënë në banesën e familjes Aliaj në Leshnicë ndërsa pas dëmeve të shumta materiale nga zjarri familja ka mbetur në qiell të hapur.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.