Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja me armë e ndodhur mbrëmjen e 12 janarit 2024 ku mbeti i i plagosur një 35 vjeçar tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.
Policia informon se ngjarja është shënuar rreth orës 22:55.
I plagosur ka mbetur shtetasi Zamir Kalemi. Ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e para dyshohet se 35-vjeçari është qëlluar me kallashnikov.
Një makinë po digjet në Bërzhitë dhe dyshohet se është e autorëve të plagosjes.
I plagosuri rezulton të jetë i arrestuar më parë, në vitin 2020, për lojërat e fatit si dhe lidhje familjare e Andrea Kalemit.