Oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë mbërritur pak më parë në zyrat e Kadastrës Sarandë.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se do të kryhen kontrolle dhe do të sekuestrohen dokumentacione në lidhje me hetimin e nisur për shkelje të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, që çuan në shkarkimin e Aida Demit.
Mësohet se kontrolle po kryhen edhe në pronat e saj dhe të familjarëve të saj.