Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me armë dhe municione, arrestohen 2 persona në Vlorë


Kontrolle intensive në qytetin e Vlorës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu janë vënë në pranga 2 shtetas Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj, që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet.

 

Njoftimi i plotë

Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vunë në pranga shtetasit:

  1. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
  2. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.