Mësohen detaje të reja lidhur me atentatin e mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi I Selitës në Tiranë.
Autorët që tentuan të eliminojnë Zamir Kalemin mbëmjen e së premtes, (12 janar 2024) e kanë ndjekur objektivin për disa orë me radhë, kjo e provuar nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë që hetuesit kanë kryer në zonë.
Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson jo pak punën e policisë për detaje të plota mbi atentatin e dështuar.
Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës gjetën 13 gëzhoja automatiku, i cili u gjet i shkrumbuar në makinë.
Ndërkohë, agresorët të cilët dogjën mjetin “Nissan” në Bërzhitë, kanë përdorur targa të vjedhura për kryerjen e atentatit, të denoncuara të humbura më herët në Tiranë. Në drejtim të makinës “Smart” me të cilën po lëvizte Kalemi është qëlluar nga distancë e shkurtër, ndërsa makina më pas është përplasur me trafikndarësen.