Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, që seancën për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun. Mirëpo kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.