Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat i bëri thirrje SPAK që të hetojë skemën e inceneratorit të Tiranës, se si shkonin paratë te kompanitë private që sipas saj janë të lidhura me zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.
Zhupa shton mes të tjerash se “Paratë publike shkonin te inceneratori pa bërë incenerim dhe më pas shkonin te firmat të lidhura me ish zyrtar te bashkisë Tirane, aktualisht ministër i qeverisë, a ishte kjo një skemë për të përfituar nga paratë publike në xhepat e zyrtarëve?”.
DEKLARATË E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA
Marrëdhënia midis inceneratorit të Tiranës dhe vetë Bashkisë Tiranë siç është denoncuar ditë pas ditë me fakte dhe prova nga Partia Demokratike nuk ka qenë thjesht edhe vetëm e lidhur me incenerimin e mbetjeve që nuk ndodhi kurrë. Por një marrëdhënie gatishmërie për interesat e Bashkisë Tiranë, aq shumë sa mund të dukej si drejtori varësie që plotësonte nevojat e kryetarit të Bashkisë Veliaj sesa si marrëdhënie koncensionare institucionale.
Marrëdhënia tjetër ku del qartë lidhja incenerator – bashki Tiranë, është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake.
Në asnjë pikë të marrëveshjes inceneratori i Tiranës nuk kishte këto detyrime por as nuk kishte lidhje me makina me huapërdorje.
Ketë e shpjegon edhe fakti se vetë Integrated BV nuk i zotëronte këto makina që i ka dhënë në përdorim bashkisë por është detyruar të lidh një marrëveshje tjetër me për ti marr me qera këto makina nga një kompani private për t’ja dhënë më pas Bashkisë së Tiranës. Kompania private që janë marr disa nga makinat me qira nga inceneratori, ështe Albarent, kompani në pronësi të ministrit të bërë gati për ekonominë Blendi Gonxhe dhe administrim në atë kohë të bashkëshortes të tij.
Kjo marrëdhënie duhet hetohet nga SPAK për të gjetur përgjigjen për disa pyetje shumë të thjeshta:
1- Në cilën pikë të kontratën kishte këtë shërbim inceneratori i Tiranës me Bashkinë Tiranë?
2- Kush e vendosi në Bashkinë Tiranë që ti drejtoheshit këtë koncensionari për një shërbim që nuk kishte lidhje?
3- A kryente punë të tjera për Bashkinë Tiranë, inceneratori i Tiranës dhe jashtë kontratës dhe cilët funksionarë ja kërkonin dhe me cilin vendim të Bashkisë Tiranë?
4- Paratë publike shkonin te inceneratori pa bërë incenerim dhe më pas shkonin te firmat të lidhura me ish zyrtar te bashkisë Tirane, aktualisht minister i qeverisë, a ishte kjo një skemë për të përfituar nga paratë publike në xhepat e zyrtarëve?
Katër pyetje shumë të thjeshta që SPAK mund të hetojë për të zbardhur lidhjet e tjera të Erion Veliajt, drejtorëve dhe ish drejtorëve të tij me këtë aferë. Ku disa nga protagonistët në vend se të hetohen nga SPAK, promovohen nga Rama si të suksesshëm. Paratë që paguante inceneratori ishin paratë e taksapaguesve shqiptar.