Vendosni fjalën kyçe....

Mbërritja e 2 helikopterëve ‘Black Hawk’, Peleshi: Mbrojtja dhe siguria e vendit, prioriteti ynë absolut


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për mbërritjen e 2 helikopterëve amerikanë ‘Black Haëk’ në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Peleshi e cilëson këtë si një investim shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura ndërsa shprehu mirënjohjen për SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”- shkruan Peleshi.