Vendosni fjalën kyçe....

Përshtati lokalin për shitje droge e lojëra fati, pranga 56-vjeçarit në Korçë


Një 56-vjeçar është arrestuar sot në Korçë, pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe për lojërat e fatit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Roland Kuro, banues në Boboshticë, Korçë.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, të arrestuarit iu gjetën dhe sekuestruan drogë dhe municion luftarak, si dhe 160 mijë euro, me burim veprimtaritë kriminale.

Po ashtu është proceduar një 20-vjeçar, pasi u kap duke blerë kokainë në lokalin e 56-vjeçarit.