Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja kryen sulme të reja kundër objektivave të Houthi në Jemen


 

SHBA kreu të shtunën një goditje  kundër një qendre radari Houthi në Jemen, sipas ushtrisë amerikane.  ‘Në orën 3:45 të mëngjesit më 13 janar, forcat amerikane kryen një sulm kundër një vendi radari Houthi në Jemen.  ‘Ky sulm u krye nga USS Carney (DDG 64) duke përdorur Raketat e Sulmit Tokësor Tomahawk dhe ishte një veprim pasues mbi një objektiv të caktuar ushtarak të lidhur me goditjet e marra më 12 janar, të projektuara për të degraduar aftësinë e Houthi për të sulmuar anijet detare, duke përfshirë anijet tregtare’, shkroi në X Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM).  

Që nga 19 nëntori, militantët Houthi të mbështetur nga Irani janë përpjekur të sulmojnë dhe ngacmojnë anijet në Detin e Kuq dhe gjirin e Adenit 28 herë, shtoi ai.

‘Këto incidente të paligjshme përfshijnë sulme që kanë përdorur raketa balistike, mjete ajrore pa pilot dhe raketa lundrimi.  ‘Këto goditje nuk kanë asnjë lidhje dhe janë të ndara nga Operacioni Prosperity Guardian, një koalicion mbrojtës i mbi 20 vendeve që veprojnë në Detin e Kuq, ngushticën Bab al-Mandeb dhe Gjirin e Adenit,” tha CENTCOM.  

Sekretari i Mbrojtjes i SH.B.A.-së Llojd Ostin njoftoi muajin e kaluar krijimin e një misioni shumëkombësh, Operacioni Prosperity Guardian, për t’iu kundërvënë sulmeve të Houthi.  

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, me mbështetjen e Australisë, Kanadasë dhe Holandës, kryen sulme ajrore të enjten kundër objektivave ushtarake në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen, pas një vargu sulmesh huthi në Detin e Kuq që destabilizuan rrugët tregtare.

Grupi, i cili tha se synon anijet e lidhura me Izraelin në solidaritet me popullin e Gazës, tha se Amerika dhe Britania do të ‘paguajnë një çmim të rëndë’.  Administrata Biden ka thënë se goditjet  ishin ‘mbrojtëse’ në natyrë, dhe kishin për qëllim të gërryenin aftësinë e Huthis për të goditur anijet në Detin e Kuq, që është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.