Vendosni fjalën kyçe....

Virozat e stinës/ Brataj: Mbi 1800 thirrje në 24 orë në Urgjencë, kulmi pritet të arrijë në fund të janarit


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për virozat e stinës.

Brataj u shpreh se kulmi i virozave pritet të arrijë në fund të muajit janar, ndërsa shtoi Urgjenca merr rreth 1800-2000 thirrje brenda 24-orëve.

Ndër të tjera u ndal te vaksinimi kundër gripit ku tha se është i këshillueshëm  për fëmijët, moshat e treta dhe atë persona që kanë imunitet të dobët.

 

Pjesë nga intervista:

Brataj: Ky është viti i dytë që po dominohet nga gripi. Jemi drejt kulmit të tij. Kështu ndodh edhe në vendet e tjera evropiane dhe perëndimore. Kulmi i virozave pritet të arrijë në fund të muajit janar.

Nëse themi që është sezoni, nuk ka rritje në krahasim me sezonin e kaluar?

Brataj: Jo, nuk ka një rritje nëse bëjmë një krahasim. Nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2021, kemi një rënie te rasteve. Në këtë muaj rritja është në proporcion të drejtë me gripin, të ftohtin.

Nëse do kishim më shumë të vaksinuar për gripin, do ishim në këtë situatë?

Brataj: Vaksinimi është i këshillueshëm për fëmijët moshat e treta dhe ata me imunitete të dobët. Shifrat këtë vit janë më të këta edhe për shkak të vaksinave të covid-19.

Qarkullon më Covid-19?

Brataj: Sigurisht që qarkullon, nuk është se ka ikur ndonjëherë. Gripi ka përqindjen e vetë dhe pasojat e rënda.