Një zjarr është raportuar këtë pastide në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Shkodrës.
Sipas mediave, zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në momentin e zjarrit, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk kanë probleme.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe dyshohet se ka shkaktuar një shkëndijë.