Vendosni fjalën kyçe....

Franca shkrin miliona monedha


“Monnaie de Paris”, fabrikës kombëtare të Francë të prodhimit të monedhave i është dashur të shkrijë 27 milionë monedha pasi nuk kishte kërkuar miratimin e dizajnit të tyre nga Komisioni Evropian. Organi ekzekutiv hodhi poshtë paratë e reja pasi ato ishin prerë tashmë, raportoi e përditshmja franceze La Lettre në fillim të kësaj jave.

Monedhat 10, 20 dhe 50 cent u prodhuan me një dizajn të ri në nëntor. Megjithatë, krahu legjislativ i bllokut vendosi që mënyra se si yjet e flamurit të BE-së ishin përshkruar në to nuk ishte në përputhje me kërkesat strikte dhe të sakta të Komisionit Evropian.

27 milionë monedhat e hedhura poshtë përbëjnë më pak se 2% të 1.4 miliardë monedhave që prodhoi në 2023. Dizajni thuhet se u mohua vetëm gjashtë ditë para prezantimit që ishte planifikuar për më 7 dhjetor, kur ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire vizitoi selinë e “Paris Mint”. Përmbysja thuhet se ka ngarkuar objektin me kosto deri në 1.6 milionë dollarë për shkrirjen dhe rikthimin e monedhave.

Sipas rregulloreve të BE-së, shtetet anëtare mund të ndryshojnë modelin e faqes kombëtare të monedhave euro çdo 15 vjet. Megjithatë, kërkohet drita jeshile nga KE, si dhe nga qeveritë e tjera të eurozonës që duhet të informohen dhe të kenë shtatë ditë kohë për të ngritur kundërshtime.

Pasi propozoi një projekt-dizajn të monedhave të reja në shtator të vitit 2023, Monnaie de Paris kërkoi miratim “në përputhje me procedurat ekzistuese”, tha në një deklaratë të premten, fabrika.

“Duke pasur parasysh afatet e prodhimit të papërshtatshëm, Mint e Parisit kishte nisur prodhimin e monedhave të reja për të siguruar shpërndarjen e monedhave të reja standarde në fillim të vitit 2024, në përputhje me atë që u njoftua fillimisht,” tha Monnaie.

Ndërkohë, kreu i fabrikës Marc Schwartz, tha se “shteti francez” ishte përgjegjës për inidentin.

Modeli i monedhave të reja të propozuara nga qeveria franceze dhe të vërtetuara nga Komisioni është ende një sekret dhe do të zbulohet para pranverës, tha Ministria Franceze e Ekonomisë, duke komentuar këtë çështje.