Një 20-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në fshatin Çinar të Lushnjës.
Policia në njoftimin e saj thotë se dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe është gjetur nga familjarë të tij në dhomën e vet.
“Rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinarë, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D. R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, në dhomën e vet”, njofton policia.
Ndërsa në një prononcim për Report Tv të afërmit tregojnë se nga lëkundjet e tërmetit të mesantës i riu është çuar dhe ka rënë, më pas ka gjetur vdekjen.
“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.
Të afërmit thonë se janë njoftuar nga familjarët se djali ka humbur jetën.
I afërmi: Iku me nusen, vajti te shtëpia dhe më tha që kishte vdekur çuni nga tërmeti.
Si nga tërmeti? Ishte në gjumë?
I afërmi: Më duket se po.
Nga çfarë probleme shëndetësore vuante?
I afërmi: Më duket se vuante nga ana mendore. Ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe merrte edhe kurime.
Po shtëpia ka pësuar dëme nga tërmeti?
I afërmi: Nuk di gjë.
Juve çfarë e keni familjen e viktimës?
I afërmi: Krushk.