Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Korçë ku një 15-vjeçar duke drejtuar një makinë ka dalë nga rruga në rrugën Korçë-Mborje.
Për pasojë është lënduar një 13-vjeçar që ndodhej bashkëudhëtar në makinë.
I lënduari është dërguar në spital ndërsa 15-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”