Një vullkan në jugperëndim të Islandës lëshoi llavë në drejtim të qytetit të peshkimit Grindavik herët të dielën, pasi qindra tërmete tronditën rajonin dhe detyruan evakuimin e banorëve gjatë natës. Incidenti ndodhi më pak se një muaj pas një tjetër shpërthimi të fuqishëm në rajon.
Aktiviteti sizmik i së shtunës, që shpesh sinjalizon për një shpërthim të afërt, i shtyu zyrtarët të evakuonin qytetin, rreth 32 milje në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavik, disa orë përpara shpërthimit të vullkanit.
Shpërthimi i fundit, në gadishullin Reykjanes ku ndodhen një varg vullkanesh, pason një çarje muajin e kaluar që shpërtheu dhe lëshoi një lumë llave. Banorët u lejuan të ktheheshin në qytet më 22 dhjetor, rreth gjashtë javë pasi ishin evakuuar fillimisht nga shtëpitë e tyre pas javësh tërmetesh.
Në javët pas ngjarjes së dhjetorit, mure mbrojtëse u ndërtuan rreth pjesëve të perimetrit të vullkanit me shpresën për të shsmangur rrjedhat e lavës larg nga komuniteti Grindavik prej rreth 3,800 banorësh.