Një banesë është përfshirë nga zjarri ne fshatin Kodhel te Njësisë Administrative Blinisht në Lezhë.
Zjarri ka rënë rreth orës 8 te mëngjesit të ditës së sotme dhe janë përhapur në të gjithë banesën.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit i cili ka shkrumbuar të gjithë shtëpinë.