Gazment Bardhi ka folur për mediat pas tensioneve të krijuara pak momente më parë në sallën e Kuvendit.
Sipas tij ky fjalim ishte një provokim i ulët nga ana e Presidentit të Republikës pasi sipas tij ai është njoftuar prej kohësh se Kuvendi nuk funksionon normalisht.
“Edi Ramës i jepet pushteti në tavolinë, nuk ka sistem proporcional. Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë në vitin 2020.
Sa i takon seancës së sotme, u njohëm përmes medias që Presidenti do jepte një mesazh. Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona.
Presidenti nuk është zgjedhur tani, ai nuk ka ardhur në disa sesione parlamentare për t’iu drejtuar Kuvendit. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, tha ai.