Lihet në fuqi masa arrest në burg për biznesmenin, Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”.
Gjoka kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë, shkruan Shqiptarja.com.
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës.
Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.