Me votat e Partisë Socialiste u miratuan i gjatë seancës së sotme ndryshimet në qeveri. Kështu Blendi Goxhes dhe Adea Pirdenit bëhen anëtarët më të rinj të kabinetit.
Me 73 vota pro dhe opozitën që me aksionin e saj u përpoq të pengonte zhvillimin e qetë të seancës plenare, socialistët votuan emërimin e Blendi Gonxhes ne Ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.
Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.
Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro nga posti i ministers së Kulturës.
Po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga Ministria e Ekonomisë. 73 vota mori emërimi i tij si ministër i Financave.