Kreu i KQZ -së Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kryetarëve të partive dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore ku u kërkon adresimin e rekomandimeve të OSBE-së për reformën.
Letra i është dërguar 9 kryetarëve të Partive në vend, PS, PD, PL, PSD, PAA, LZHK, PR, PBDNJ e PDIU.
Sali Berisha, në arrest shtëpie, në hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani nuk figuron, ashtu siç nuk figuroi as në zgjedhjet e 14 majit 2023. Një tjetër konfirmim se Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt.
Në letrën që mban datën 15 janar Celibashi u kërkon partive politike të adresojnë ‘herësin’ dhe votën e emigrantëve si dhe i kërkon që të japin përgjigje brenda muajit shkurt nëse do të zgjerohet votimi elektronik.
Pas takimit dy ditor në Shëngjin javën e kaluar kryeministri la të nënkuptohet se nëse nga ana tjetër nuk do të ketë dakordësi për tu ulur në komisionin bipartisan të reformës zgjedhore atëherë mund të hiqet dorë nga kjo traditë.
Letra i drejtohet
- Edi Rama
Kryetar, Partia Socialiste e Shqipërisë
- Lulzim Basha
Kryetar, Partia Demokratike e Shqipërisë
- Ilir Meta
Kryetar, Partia e Lirisë
- Tom Doshi
Kryetar, Partia Social Demokrate
- Agron Duka
Kryetar, Partia Agrare Ambientaliste
- Dashamir Shehi
Kryetar, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
- Fatmir Mediu
Kryetar, Partia Republikane Shqiptare
- Shpëtim Idrizi
Kryetar, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet
- Vangjel Dule
Kryetar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Në zgjedhjet e 14 majit 2024 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve refuzoi kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit si subjekt zgjedhor me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë. Si në zgjedhjet e pjesshme të 2022-shit, Berisha u detyrua të strehohej sërish në një koalicion nën siglën e Partisë së Lirisë së ish presidentit Ilir Meta.
Për të lexuar dokumentin e plotë të KQZ kliko këtu