Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e Rithemelimit vijojnë aksionin, bllokojnë foltoren


Deputetët e opozitës kanë zgjedhur të vijojnë me aksionin e tyre edhe në seancën e ditës së sotme, e cila është e para për këtë vit kalendarik.

Ata janë rreshtuar para foltores së Kuvendit, ndërsa himni ka nisur të luhet dhe anëtarët e mazhorancës janë ngritur në këmbë në karriget e tyre.

Në prani të ambasadorëve të pranishëm në sallë, para nisjes së fjalës së Begajt, deputetët e Rithemelimit dhe ‘grupi’ i Bardhit kanë bllokuar foltoren me pankarta dhe duke u rënë bilbilëve kanë kërkuar që punonjësit e Gardës të nxirren jashtë.

Çfarë janë këta, për çfarë i ke sjellë këtu? Nxirri jashtë këta, nxirrni jashtë gardën”- u shpreh Bardhi mes të tjerash.