Vendosni fjalën kyçe....

Guterres: Armëpushimi në Rripin e Gazës duhet të jetë i menjëhershëm


Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje të vazhdueshme për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon prej më shumë se 100 ditë.

“Armëpushimi i menjëhershëm humanitar është i nevojshëm, për të siguruar ofrimin e ndihmës adekuate për ata që kanë nevojë por gjithashtu për të lehtësuar lirimin e pengjeve”, ka thënë më tej ai.

Lufta shpërtheu pas një sulmi të paprecedentë të 7 tetorit nga Hamasi nga Rripi i Gazës që vrau afro 1,140 njerëz në anën izraelite, kryesisht civilë të vrarë atë ditë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite. Që atëherë, 24,100 palestinezë, kryesisht gra, fëmijë të vegjël dhe adoleshentë, janë vrarë në Rripin e Gazës nga bombardimet dhe operacionet ushtarake izraelite, sipas të dhënave të fundit nga ministria e shëndetësisë e Hamasit.