Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla anulon fjalimin e Presidentit Begaj në seancë


Për shkak të deputetëve të opozitës që u bënë “gardh” para foltores së Kuvendit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka mbajtur fjalën në nisje të sesionit të ri parlamentar

“Ndjesë, presidentit të republikës, për shkak të opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”, tha Nikolla.

Më herët, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se nga Kuvendi dhe Presidenca nuk ishte marrë asnjë njoftim për pjesëmarrjen e Presidentit në seancën e parë plenare të këtij seksioni parlamentar.