Vendosni fjalën kyçe....

OSBE: Të etur për të parë Parlamentin funksional dhe të fokusuar te reformat


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për seancën e parë parlamentare.

OSBE shprehet e etur për të parë parlamentin si platformë për debat politik funksional dhe të fokusuar të reformat.

OSBE vë theksin te reforma zgjedhore kur duhen edhe pak më shumë se 1 vit nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

I uroj suksese Kuvendit shqiptar në fillim të seancës së re. Të etur për ta parë parlamentin si platformë për debatin politik plotësisht funksional dhe duke u fokusuar në reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet 2025 e shkurtër dhe shumë për të bërë”-shkruan OSBE në “X”.