Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i Oxfam: Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre


Pasuria e përbashkët e pesë personave më të pasur në botë është rritur më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2020, përkatësisht në 869 miliardë dollarë, përderisa 5 miliardë persona janë bërë më të varfër, tha grupi kundër varfërisë, Oxfam.

Në raportin e Oxfamit, që është publikuar në javën që mblidhen elita në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, gjeti se miliarderët tani janë aksionarë në 7 nga 10 kompanitë më të mëdha në botë.

Oxfam bëri thirrje më 15 janar që qeveritë të frenojnë pushtetin e korporatave duke prishur monopolet, duke vendosur taksa mbi fitimet e mëdha dhe pasuritë, duke promovuar alternativa për kontrollin e aksionarëve, të tilla sikurse forma që pronësinë ta kenë punonjësit.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.

Kjo pabarazi nuk është aksident. Klasa e miliarderëve po sigurohet që korporatat t’u mundësojnë atyre më shumë pasuri në kurriz të të tjerëve”, tha shefi i Oxfamit, Amitabh Behar.

Forumi në Davos është lansuar për të mbrojtur “kapitalizmin e aksionarëve”, që sipas këtij forumi thuhet se e definon korporatën jo vetëm si maksimizim të profiteve, por si një gjë që përmbush “aspiratat njerëzore dhe sociale si pjesë e një sistemi më të gjerë social”.

Oxfam tha në raporti i tij gjeti, raport që është bazuar në të dhënat që janë marrë duke nisur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Banka Botërore, e deri te lista vjetore e njerëzve më të pasur e publikuar nga Forbes, se aspirata të tilla janë larg përmbushjes.

“Ajo çfarë ne dimë me siguri është se sistemi i sotëm ekstrem i kapitalizmit të aksionarëve, i cili vendos si prioritet rritjen e të ardhurave për aksionarët e pasur, po nxit pabazi”, tha Max Lawson, kreu i Politikës së Pabaarazisë.

Rritja e pasurisë gjatë inflacionit ka bërë që pesë miliarderët kryesorëtop të fitojnë të ardhura të mëdha. Njerëzit më të pasur në botë, që kanë dyfishuar të ardhurat e tyre janë pronari i Teslas, Elon Musk, shefi i LVMH, Bernard Arnault, pronari i Amazonit, Jeff Bezos, bashkëthemelues i Oracle, Larry Ellison, dhe investitori Warren Buffett.

Ndërkaq, pothuajse 800 milionë punëtorë gjatë dy vjetëve të fundit kanë përjetuar ulje të pagave, teksa janë përballur me inflacion, u tha në raportin e Oxfamit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e REL.