Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën e sotme parlamentare pas replikave të shumta me deputetët e opozitës, kryesisht Gazment Bardhin.
Me mbarimin e himnit kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i është afruar foltores dhe ka kërkuar largimin e gardës.
Ajo ka bërë disa herë thirrje që deputetët e opozitës të zënë vendin e tyre për t’i mundësuar Presidentit Bajram Begaj të mbajë fjalën e tij, fjalim që më pas u anulua.
Nikolla përshpejtoi miratimin e ndryshimeve në qeveri ku përfshihen krijimi i ministrive të rej, ndërsa u finalizua edhe betimi i deputetit më të ri socialist, Plarent Ndreca.