Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia iu shkrumbua nga zjarri, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur, kërkojnë ndihmën e shtetit


Një 63-vjeçar nga fshati Leshnicë i Pogradecit u ka kërkuar ndihmë autoriteteve vendore e qendrore për të rikonstruktuar shtëpinë që iu dogj nga zjarri pak ditë më parë.

Banesa e Hamdi Alij u shkrumbua nga zjarri ndërsa ai dhe anëtarët e familjes ndodheshin brenda.

Fatmirësisht ai mundi t’i nxjerrë jashtë gruan, djalin që trajtohet me KEMP për shkak të një sëmundjeje dhe nipin 5-vjeçar megjithatë të gjitha orenditë e tjera mbetën brenda, shkruan BW.

Përkohësisht 5 anëtarët e familjes janë strehuar te të afërmit për t’u shpëtuar temperaturave të acarta, megjithatë kryefamiljari thotë se kjo është zgjidhje e përkohshme.