Vendosni fjalën kyçe....

3 deputetë të PD konfirmojnë pjesëmarrjen në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore


Tre deputetë të Partisë Demokratike zyrtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e së premtes të komisionit të reformës zgjedhore.

Deputeti Enkeljed Alibeaj, njëkohësisht bashkëkryetari i komisionit, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano, kane konfirmuar se do të jenë pjesë e mbledhjes.

Mbledhja pritet të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.

Komisioni i reformës zgjedhore nuk është mbledhur prej muajsh, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike kundërshton emrin e Enkelejd Alibeajt dhe propozon zëvendësimin e tij nga Oerd Bylybashi.