Vendosni fjalën kyçe....

4 të vrarë e 6 të plagosur në sulmin e Iranit në Irak

Qeveria Rajonale Kurde (KRG) në Irakun verior tha të martën se pretendimet e Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) të përmendura si arsye për sulmet në qytetin Erbil janë “të pabaza”.

Njësia kundër terrorizmit e KRG-së përmendi në Facebook se të hënën në orën 23:30 me orën lokale, Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane shënjestroi disa zona të banuara civile në Erbil me një numër të madh raketash balistike, duke çuar në vdekjen e katër civilëve dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

Njoftimi hodhi poshtë pretendimin e IRGC-së se sulmet kishin për qëllim “shtabin e grupeve anti-iraniane”, si të pabazë.

Ai theksoi se sulmet ndaj Erbilit janë kryer vazhdimisht me pretekste të pabaza, duke pohuar se Erbili nuk ka paraqitur kurrë kërcënim për asnjë palë dhe ka mbetur një vend i qëndrueshëm.

Duke theksuar sulmet si një “shkelje të qartë të Irakut dhe sovranitetit të KRG”, ai i bëri thirrje qeverisë qendrore të Irakut dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos heshtin kundër këtij krimi.

Pas raportimeve për sulme me raketa dhe dronë në lokacione të ndryshme në Erbil, Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane kishte pohuar se ata kishin shënjestruar “shtabin e grupeve terroriste anti-iraniane dhe spiunëve” në rajon.