Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj: Në Shqipëri nuk ka biznesmenë, por hajdutë të pasuruar nëpërmjet korrupsionit


Duke komentuar të pasurit në botë dhe në Shqipëri, deputeti Agron Shehaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se ndryshe nga vendet perëndimore, në Shqipëri biznesmenët e fuqishëm janë bërë të tillë falë lidhjeve nepotike me politikanët.

Përgjtaë fjalës së tij, Shehaj u shpreh se falë lidhjeve në mënyrë kriminale, këta njerëz kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar, por që vendit nuk i kanë dhënë asnjë kontribut.

Shehaj shjtoi se në Shqipëri është e pamundur që nga hiçi të ngresh një biznes.

“Këta njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë historinë e njerëzimit, ndërsa njerëzit e pasur në Shqipëri janë të zakonshëm, që falë lidhjeve, servilizmit, në një mënyrë kriminale sepse korrupsioni është krim, kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar. Gjëja e dytë që duhet t’i japim rëndësi është që këta njerëz kanë dhënë kontribut. Kanë ulur çmimet, kanë bërë të aksesueshme shumë produkte për shtresa të ulëta.

Në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Shqipëria në raport me rrogat ka çmimet më të larta në Evropë. Jo vetëm këta nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por kanë sjellë pasoja negative për tregun. Vjedhja është një gjë, biznesi është një gjë tjetër. Ata që pasurohen përmes korrupsionit janë hajdutë jo biznesmenë.

Disa njerëz janë të pasur në mënyrë të veçantë për shkak të lidhjeve me politikanin e radhës. Cila është pasoja tjetër që kanë sjellë këta njerëz të jashtëzakonshëm kanë sjellë opurtinitete për të rinj. Janë qindra dhe mijëra njerëz që kanë ngritur biznese mbi këto mjete si Facebook. Cila janë pasojat që sjellin kapja e tregut dhe lidhjet nepotike të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, mbi mundësinë që kanë qytetarët e thjeshtë, pasojat janë vjedhja e mundësive.

Në Shqipëri me të drejtë, të gjithë kemi një ambicie, duam një jetë më të mirë. Përballemi me kapjen e tregut dhe një ekonomi që është e bazuar totalisht në lidhje me shtetin. Në Shqipëri është e pamundur që nga hiçi të mund të bëjë një biznes”, tha Shehaj.