Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD publikon videon: Rama premtonte shëndetësi falas, por e kemi më të kushtueshmen në Europë


Deputeti i PD Dashnor Sula, ka postuar sot një video të kreut të qeverisë Edi Rama, kur premtonte shëndetësinë falas për shqiptarët.

Sula shprehet se jo vetëm që një gjë e tillë nuk është arritur, përkundrazi shqiptarët paguajnë më shumë në Europë për shërbimet mjekësore.

Postimi

Shëndetësia “FALAS”? Për kë?

Shëndetësia falas ishte një nga premtimet kryesore të kësaj mazhorance në 2013. Sot pas afro 12 vitesh jo vetëm që nuk kemi shëndetësi falas, por e kemi atë më të kushtueshmet edhe se vendet e Evropës.

Ju ftoj të shikoni videon e mëposhtme ku kreu i qeverisë përsërit angazhmin për shëndetësi falas dhe raportin e OBSH-së që thotë se shqiptarët paguajnë më shumë se cdo shtetas tjeter në Ballkan dhe BE.