Kandidati republikan presidencial Vivek Ramaswamy është larguar nga gara për Shtëpinë e Bardhë pasi përfundoi në vendin e katërt në zgjedhjet e para paraprake të Primareve republikane të vitit 2024.
Ai ka mbështetur kandidatin kryesor të republikanëve dhe ish-presidentin Donald Trump, i cili mori një fitore dërrmuese në zgjedhjet e Iowa-s.
Sipërmarrësi 38-vjeçar amerikan me origjinë indiane, i cili ka qenë skeptik për anëtarësimin e SHBA-së në NATO, e bëri njoftimin teksa iu drejtua mbështetësve në Des Moines të hënën, duke pranuar se fushata e tij “nuk arriti surprizën që donim të bënim sonte”.
“Nuk ka asnjë mundësi që unë të jem presidenti i ardhshëm në mungesë të gjërave që ne nuk duam t’i shohim të ndodhin në këtë vend,” tha ai.
“Që nga ky çast, ne do pezullojmë këtë fushatë presidenciale.”
Ramaswamy sinjalizoi se do mbështeste Trumpin, të cilin ai e përshkroi si të vetmin kandidat që ia vlen të zgjidhet.